“Veç baba me u bind, tjerat kryhen krejt” – Video-përgjimi që nxjerr zbuluar Sllamniku, i cili shprehej i bindur se shëronte autizmin me barna kafshësh

by informim peje

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka përfunduar në pranga, për shkak se po përdorte barna të kafshëve duke pretenduar se po e shëron autizmin tek fëmijët.

Në një video të publikuar nga LajmiNet, Sllamniku dëgjohet duke folur me një gura, e cila e shqetësuar thotë se burri nuk po i bindet që ta përdorë protokollin e barnave të përshkruara nga ai për fëmijën e tyre.

banner

“A ki mundësi ti, veç një punë me bë, veç një punë na duhet me bë – veç me i thanë atij zotnisë me më thirrë në telefon. Veç qekaq”, i thotë ai gruas, teksa ajo ia kthen se bashkëshorti i saj është tip me të vjetrën e s’po e kupton. Ky ia kthen: “Çfarë moshe është ai?”, ndërsa ajo dëgjohet duke i thënë “as i vjetër as i ri”.

“Tek ky rast po u deshka me u bind veç baba, edhe tjerat kryhen krejt. Unë babës së tij ia jap veç 1 javë afat, brenda javës ai e sheh rezultatin, tani edhe baba edhe çkado që ka me i thanë ka me pranu”, thotë ai i bindur.

Kostoja për tu trajtuar tek Sllamniku ishte e kushtueshme, duke filluar nga 1500, 2000 apo edhe 4 mijë euro.

Theksojmë se, Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy