Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se në kuadër të kompetencave të saj ligjore është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.
Ajo tha se ka autorizuar Policinë e Kosovës, që në Komunën e Malishevës, të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë u zotua se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

