Furgonët e Policisë nisen nga Prizreni me numër rekord të arrestuarish

by Nexhat

Furgonët e Policisë së Kosovës të angazhuara në aksionin e sotëm janë nisur nga qyteti i Prizrenit, duke transportuar një numër rekord të personave të arrestuar, raporton Indeksonline

Dhjetëra persona të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë arrestuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit.

banner

Në aksion janë parë shumë automjete policore që janë nisur në kolona nga Prizreni drejt stacioneve policore, ku të arrestuarit janë ndarë në dy lokacione të ndryshme për procedura të mëtejme.

Ndryshe, kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbajë një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku do të shpalosen detaje shtesë lidhur me këtë rast.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy