Gërvalla ftohet në Stamboll nga kryediplomati turk, flasin për bashkëpunimin në siguri

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kryediplomatin turk Hakan Fidan në Stamboll të Turqisë.

Gërvalla tha se udhëtoi atje me ftesën e Fidan dhe tha se në mes të temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi për sigurinë.

banner

Ajo tha se Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Republikës së Kosovës, mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, në Stamboll zhvilluam një takim bilateral në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin. Gjatë takimit me Ministrin Fidan theksova se Republika e Kosovës, përmes angazhimit të saj në këtë platformë, riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin ndaj paqes së qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Po ashtu, vura në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt”.

Gërvalla tha se ka falënderuar Fidanin për mikpritje, duke “ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe rolin e saj në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy