Një komisioner vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, tregoi për dhënie e marrje ryshfeti për manipulim votash

by Nexhat

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha pikënisja për aksionin e sotëm bashkë me Policinë e Kosovës për dyshimet për manipulim votash ishte veçse publike për të gjithë qytetarët nga procesi i verifikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai tha se me vetiniciativë kanë marrë veprime sepse “shihej hapur që keqpërdorimet ishin duke ndodhur”.

banner

Për veprën penale marrje dhe dhënie ryshfeti, Kryeziu bëri me dije se kishte vetë një komisioner që kishte bashkëpunuar.

“Pjesa që ka të bëjë me dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot kur njëri prej komisionerëve veçse ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ata që janë të dyshuar dhe të pandehur mund të marrin dhe cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunëtorë”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy