Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash

by Nexhat

Ditën e nesërme, në orën 17:00 Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë.

Përmes një njoftimi, policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës private e publike.

banner

Po ashtu Policia bën të ditur se nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

Gjithashtu njoftohet se nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nëse gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, shkruan A2 CNN, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy