Starmer: Komentet e Trump janë fyese dhe tronditëse, unë do të kërkoja falje për diçka të tillë

by Nexhat

Nuk është vetëm Princi Harry ai që është ndier i fyer nga komentet e presidentit amerikan Donald Trump. Veteranët dhe familjet e tyre, si edhe deputetë nga të gjitha partitë, kanë reaguar me zemërim.

Edhe Sir Keir Starmer tha: “I konsideroj komentet e Presidentit Trump si fyese dhe, sinqerisht, tronditëse. Dhe nuk më habit fakti që ato u kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje të afërmve të atyre që u vranë ose u plagosën”, raporton Sky News.

banner

Ai shtoi se, nëse do të kishte thënë diçka të tillë, ai “me siguri do të kërkonte falje”.

Më herët, Downing Street tha se Trump kishte qenë “gabim” që minimizoi rolin e NATO-s dhe të trupave britanike në Afganistan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy