Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri reagoi ndaj situatës politike në Kosovë, duke vlerësuar se vendi po kalon një periudhë amullie dhe mungese zhvillimi
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri kritikoi mënyrën se si po menaxhohen proceset politike dhe ka bërë thirrje për përparim dhe zhvillim.
Në reagimin e saj, Tahiri theksoi se vitin e kaluar Kosova e mbylli “duke vendnumeruar”, ndërsa vitin 2026 e hapi “duke rinumeruar votat”.
“Nga vendnumerimi ne numerim – Kosova e kaloi vitin e kaluar duke vendnumeruar hyri ne kete viti te ri duke rinumeruar votat – Kosova duhet te dal ne procese te zhvillimit e perparimit – jane lodhur qytetaret me kete amulli..”, shkroi Tahiri.

