Avokati i Popullit monitoron seancat për manipulim votash në Prizren, kërkon kujdes nga drejtësia

by engel

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat e mbajtura në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të dyshuarve për manipulim votash, duke sqaruar arsyet e pranisë së tij në këtë proces gjyqësor. Bëhet fjalë për një rast të rëndë që përfshin gjithsej 109 persona të dyshuar për keqpërdorime në procesin zgjedhor në këtë komunë.

Në një prononcim për media, Qelaj tha se monitorimi u bë në kuadër të rolit të Avokatit të Popullit për mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe standardeve ligjore. Ai theksoi se ishte i pranishëm për të parë nga afër mënyrën se si po zhvillohen procedurat e caktimit të paraburgimit dhe nëse po respektohen të drejtat e të dyshuarve për një proces të drejtë dhe të barabartë.

banner

Sipas Qelajt, qëllimi i monitorimit është të vlerësohet zbatimi i standardeve procedurale dhe garantimi i qasjes së drejtë në mbrojtje për personat e përfshirë në këtë rast. Ai e cilësoi këtë si një nga rastet më serioze të ndodhura në Kosovë në fushën e zgjedhjeve, duke apeluar që, pavarësisht rëndësisë së rastit, drejtësia të veprojë me kujdes dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për 23 persona, të cilët dyshohen për manipulim votash në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy