Me afrimin e Kuvendit të Partisë, i cili do të mbahet më 31 janar 2026 dhe ku do të shqyrtohet votëbesimi për kryetarin Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur diskutimet e brendshme në nivel degësh lidhur me situatën aktuale në parti.
Në këtë kuadër, LDK në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar zhvillimi i Kuvendit Qendror dhe procesi i votëbesimit ndaj kryetarit të partisë.
Sipas njoftimit zyrtar, anëtarët e Kryesisë kanë zhvilluar diskutime të hapura për gjendjen aktuale në LDK, ndërsa shumica e qëndrimeve të shprehura kanë qenë në mbështetje të vazhdimit të udhëheqjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

