Sot protesta e PD-së, Policia apel qytetarëve: Shmangni aktet e paligjshme, kufizime në qarkullimin e mjeteve

by engel

Partia Demokratike mban sot një protestë kombëtare para Kryeministrisë, e cila pritet të nisë në orën 17:00. Në lidhje me tubimin, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke informuar qytetarët për masat e ndërmarra dhe akset rrugore ku do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve.

Sipas policisë, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”. Këto masa do të jenë në fuqi deri në përfundim të tubimit.

banner

Po ashtu, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këto zona dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve policore për të minimizuar vështirësitë në qarkullim. Gjithashtu, autoritetet kanë apeluar që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Sipas policisë, masat janë marrë me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy