Një rast i vetëplagosjes me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 janar 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Bekim Fehmiu”. Një mashkull shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në rrethana që po hetohen.
I dyshuari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator pa fishek.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, meshkuj kosovarë, të cilët janë trajtuar si të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

