“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes.

Shtetet perëndimore nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’iu bashkuar atij në këtë traktat, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë.

banner

Për përfshirjen e Rusisë, Osmani pati disa replika me gazetarin e BBC-së.

“Sepse në këtë bord për paqe, mund të jesh ulur pranë Vladimir Putinit. A ndiheni rehat me këtë?”, e pyeti ai.

“Ne kemi qenë duke u përpjekur të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara për kaq gjatë, dhe Rusia na ka bllokuar sepse ka të drejtën e vetos. Në këtë organizatë Rusia nuk ka veto. Në këtë organizatë, Republika e Kosovës, vendi im, është ftuar të jetë anëtare themeluese, shtet anëtar i barabartë. Por ky është një bord për paqe, dhe presidenti Putin po ndjek një luftë në një vend europian. Të gjitha vendet që po e kritikojnë këtë janë ulur pikërisht pranë Putinit në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

“Po si ju duket kjo?”, pyeti gazetari.

Osmani tha se vendet e tjera “gjithashtu janë ulur pranë Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje”.

“Vlen të theksohet se edhe Mbretëria e Bashkuar është ulur pranë Rusisë. Prandaj do të thosha se është më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, nuk mund ta bllokojë paqen në botë, sesa në një organizatë ku ajo e ka bllokuar paqen në botë dhe ka shkaktuar luftëra dhe kaq shumë shkatërrim, jo vetëm për popullin e Ukrainës, por edhe duke mbështetur një përfaqësues proxy të Rusisë këtu në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy