Bie fasada e ndërtesës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

by Nexhat

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë.

banner

“Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”,

I njëjti tutje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy