Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga 26 janari (nesër), të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë do të ndërpriten për kamionët.
Kjo për shkak të protestive që pritet të organizohen si rrjedhojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit.
Siç thuhet në njoftim, protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.
Njoftimi i plotë:
Sipas njoftimit të pranuar nga zyrtarët kufitar të palës serbe, prej nesër datë, 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve, në të gjitha PKK me Serbinë, si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit. Sipas njoftimit protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.
Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta.
Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon. Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 dhe në nr pa pagesë 080050095. Ju falënderojmë për bashkëpunim

