Golden Eagle Ylli ka radhitur pesë fitore pasi këtë herë mundi Vëllaznimin 90-86.
Scott Bamforth udhëhoqi vendësit me 25 pikë, teksa Jericole Hellens pati 22 sosh, më së shumti te mysafirët.
Me këto dy pikë ata u ngjitën të pestët me 25 pikë, po aq sa Peja një pozitë në lart dhe Sigal Prishtina, një më poshtë.
Në xhiron e 18-të, ata i shkojnë kampionit, Trepçës, teksa Vëllaznimi i parafundit pret Borën.

