Trofeu i parë i vitit në futbollin kosovar vihet sot në lojë, ndërsa Prishtina dhe Drita zbresin në fushë për finalen e Superkupës së Kosovës.
Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, përballet me kampionen aktuale, Dritën, në një duel prestigjioz që zhvillohet në Antalya të Turqisë, ku të dy ekipet po qëndrojnë për fazën përgatitore dimërore,
Ndeshja starton në ora 12:30, sipas kohës lokale, dhe pritet të sjellë rivalitet të fortë mes dy gjigantëve të futbollit kosovar.
Kjo është hera e tretë që Prishtina dhe Drita përballen këtë edicion. Në dy takimet e kampionatit, sfida e zhvilluar në kryeqytet u mbyll pa fitues, 2-2, ndërsa në Gjilan, Drita triumfoi me rezultat 2-0.
Finalja e Superkupës shënon edhe startin zyrtar të stinorit pranveror, duke premtuar emocione dhe spektakël që në ndeshjen e parë të vitit

