Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është një jashtëtokësor

by Nexhat

Luciano Spalletti ka lavdëruar Jonathan David, Weston McKennie dhe “alienin” Kenan Yildiz, por këmbëngul se Juventusi ka nevojë për një sulmues të ri në janar.

Juventusi siguroi një fitore 3-0 ndaj rivalëve direktë, Napolit, të dielën, duke u afruar vetëm një pikë pas kampionëve në fuqi në renditjen e Serie A.

banner

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë,” i tha Spalletti “Sky Sportit” përmes “Ilbianconero.com”.

“Është një fitore e rëndësishme për ndërgjegjësimin e asaj që bëjmë dhe për vetëdijen e lojtarëve se mund të luajnë futboll të nivelit të lartë. Këto janë ndeshje ku duhet t’i tregosh vetes kush je, pse je këtu dhe pse e bën këtë”, shtoi ai.

David shënoi golin e tij të katërt në Serie A këtë sezon dhe Spalletti u shpreh i kënaqur me paraqitjen e kanadezit.

“David është një lojtar i fortë dhe sonte tregoi se mund të përballojë duelet në zonë, aty ku nuk ka hapësira dhe duhet t’ia marrësh kundërshtarit,” tha ai.

“Nëse fut gjithë forcën në ato momente, është në rregull, përndryshe nuk ia del. Ai shënoi një gol si një sulmues i vërtetë”, vazhdoi tutje ai.

“McKennie është një qendërsulmues perfekt, një nga më të fortët në atë rol. Lufton, është i fortë në ajër dhe ka një kërcim mbresëlënës. Ai luan për rezultat sepse merr vendime. Do të ishte një sulmues perfekt”, shtoi Spalletti.

“Ndeshja ishte gjithmonë e hapur, sepse kur nuk i mbyll rastet dhe rezultati nuk është i sigurt, diçka e papritur mund të vijë nga çdo episod,” vazhdoi Spalletti.

“Për mua, ajo që është themelore është se ata gjithmonë i bënë gjërat në të njëjtën mënyrë. Ideja ishte gjithmonë të shkonim për presing. Bremer ishte i shkëlqyer në duelet një kundër një në hapësira të mëdha. Hojlund është i fortë fizikisht, teknikisht dhe në vrapimet pas shpinës së mbrojtjes. Ai e menaxhoi në mënyrë perfekte atë duel”, u shpreh ai.

Spalletti u shpreh i kënaqur me David, por në intervistën pas ndeshjes për “DAZN”, trajneri i Juventusit theksoi se klubi duhet gjithsesi të afrojë një qendërsulmues këtë muaj.

“Ka sulmues si Hojlund që zbresin në mesfushë, ti i godet me top dhe ata prapë e bëjnë lojën të luajtshme,” tha ai.

“Këtë gjë ne nuk e kemi. David është i mirë për të shënuar gola, por kur shikon më tej, ke nevojë edhe për dikë që përballet fizikisht me qendërmbrojtësin. Ne nuk kemi nevojë për një sulmues për gola, por për atë lloj pune. David është shumë i fortë, por nuk mund ta bëjë atë rol. Nëse skuadra arrin të mos pësojë gola dhe David vazhdon të shënojë, siç po bën tani, atëherë do ta mbajmë kokën mbi ujë dhe gjithçka do të jetë perfekte.”

Para ndeshjes, drejtori i Juventusit, Giorgio Chiellini, pranoi se Youssef En-Nesyri kishte refuzuar një transferim te Juventusi, pasi po kërkon një kalim të përhershëm në afatin e janarit.

Sigurisht që bardhezinjtë nuk do të kenë nevojë për një lojtar për të zëvendësuar Yildizin.

“Yildiz luajti si sulmues dhe shënoi. Ai është një alien; nuk është një futbollist normal,” argumentoi Spalletti.

“Herë pas here bën diçka gabim vetëm për të parë nëse mund të futet në normalitet, por nuk mundet; ai nuk mund të bëhet një futbollist normal.”

Ndeshja e radhës për Juventusin është shumë pranë, pasi bardhezinjtë do të rikthehen në fushë të mërkurën, në transfertë ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy