Stamboll/ Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan: Marrëdhënia Shqipëri-Turqi, bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

by Nexhat

Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me Ministrat e Jashtëm të Rajonit, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Spiropali thekson se gjatë takimit “i shpreha Presidentit mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor”.

banner

Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali

Postimi i Spiropalit:

Stamboll – Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.

Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.
Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy