SUHAREKË/ Tre të arrestuar, njëri shtiu me armë afër tjetrit

by Nexhat

Tre persona janë arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari i parë e ka marrë armën e tjetrit dhe ka shtënë afër të dyshuarit të tretë.

“POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR ARMËS & SULM- Gjinoc, Suharekë / 24.01.2026-14:30.  Janë arrestuar tre të dyshuar m/k nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti, derisa njëri prej tyre ishe duke kaluar me traktor të ngarkuar me dru për djegie nëpër pronën e të dyshuarit tjetër, i dyshuari-drejtuesi i traktorit ka marrë armën e të dyshuarit tjetër dhe ka shtënë me të afër të dyshuarit të tretë. Njësitet policore te njëri nga të dyshuarit në shtëpi ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy