Drake shfaqet me flamurin shqiptar në rrjetet sociale

by jonzefaj

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale.

I njohur për stilin e tij unik dhe për lidhjet e forta me kulturën pop, Drake ka publikuar në InstaStory-n e tij një fotografi ku shfaqet me një kapele të veçantë që mban flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

banner

Ky simbol nuk është i panjohur për reperin, pasi më parë ai ka veshur një xhaketë me të njëjtin flamur, duke treguar se e ka një vend të veçantë për kulturën shqiptare.

Fansat e reperit, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë fshehur emocionin e tyre, duke shpërndarë postimin dhe komentuar me entuziazëm.

Gjesti i reperit vjen në një kohë kur simboli kombëtar është bërë gjithnjë e më i pranishëm në kulturën pop dhe rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistëve ndërkombëtarë dhe komunitetit shqiptar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy