Fjalim historik i Ramës sot në Knesset (Izrael), takim kokë më kokë me Netanyahun në kuadër të vizitës në Izrael

by engel

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem në kuadër të një vizite pune në Izrael, e cila ka nisur më 25 janar dhe përfundon më 27 janar, në fokus të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Vizita shënon një moment të rëndësishëm diplomatik për Shqipërinë, me një agjendë intensive takimesh dhe aktivitetesh zyrtare.

Ngjarja kryesore e ditës së sotme pritet të jetë fjalimi i Kryeministrit Rama në seancën plenare speciale të Knessetit, Parlamenti i Izraelit, që nis në orën 16:15. Ky fjalim konsiderohet historik, pasi zhvillohet sipas një protokolli të posaçëm që Knesseti ua rezervon vetëm një numri të kufizuar udhëheqësish botërorë, ku së fundmi ka mbajtur fjalën edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.

banner

Gjatë ditës, në orën 11:00, Rama do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë e përbashkët për shtyp. Kryeministri shqiptar shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga një delegacion zyrtar.

Në orët e pasdites, Rama dhe bashkëshortja e tij do të mbërrijnë në ambientet e Knessetit, ku do të priten me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana. Ceremonia përfshin roje nderi, himnet kombëtare dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe të viktimave të terrorit. Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall dhe do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryetarin e Knessetit.

Seanca plenare speciale do të përfshijë fjalime nga Kryetari i Knessetit, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, lideri i opozitës Yair Lapid dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit izraelit në një moment të cilësuar si historik për marrëdhëniet dypalëshe.

Vizita do të vijojë me një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, ndërsa Linda Rama do të zhvillojë takime të veçanta, përfshirë një takim me gratë parlamentare dhe vizita kulturore së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Më 27 janar, Rama do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit Herzog. Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Muri i Lotëve dhe në Kishën e Varrit të Krishtit, duke përmbyllur kështu një vizitë me peshë të veçantë politike dhe simbolike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy