Mbushi Italinë me kokainë dhe marihuanë, çmontohet organizata shqiptare e narkotrafikut! Bosët e kanë selinë në Zvicër, dhjetëra kontrolle dhe sekuestrime nga Guardia di Financa.
Një operacion i madh antidrogë ka nisur në Itali, ku po goditet një organizatë narkotrafiku shqipfolëse në rajonin e Puljas dhe veçanërisht zona e Barit.
Prokuroria ka lëshuar disa urdhër-arreste ndaj drejtuesve të rrjetit, që operonin në rajonin e Marche, por selinë e tyre e kanë në Zvicër.
Bastisjet u kryen në disa lagje të kthyera në baza aktiviteti të paligjshëm.
Operacioni u krye nga njësia GICO e Guardia di Finanza në Ancona, nën koordinimin e Shërbimit Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Policisë Federale Zvicerane.
Konkretisht, masat paraprake u morën në Civitanova Marche, Fermo, Porto San Giorgio, Milano, Treviso dhe Bari.
U kryen kontrolle të shumta, si dhe sekuestrime në shtëpitë e të dyshuarve dhe në lokalet tregtare që dyshohet se përdoren si fasada.
Sipas hetimit, të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Distriktit të Ankonës dhe Zyra e Prokurorit Publik Zviceran, organizata kriminale dyshohet se ishte e përfshirë në trafikimin e lëndëve të ndryshme narkotike, veçanërisht kokainës, marihuanës dhe kanabisit, të blera nga Spanja dhe Evropa Veriore.
Drogat më pas transportoheshin në Itali nëpërmjet korrierëve dhe destinoheshin për konsum në rajonin e Markesë, ku rishitej me shumicë.
Organizata thuhet se kishte degë edhe në rajone të tjera italiane.

