Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka folur rreth ligjëratës së mbajtur disa ditë më parë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.
Në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Tasholli u shpreh kritik ndaj asaj që ai e ilësoi si qasje propagandistike dhe cinike të Gjykatës Speciale, duke thënë se në këtë aktivitet ka munguar vetëm fotografia e Sllobodan Millosheviqit.
“Kjo situatë e shpjegon më së miri diagnozën e Gjykatës Speciale, sepse është megaskandal. Nëse e keni përcjellë që nga fillimi, ajo ka operuar gjithmonë mbi premisa të spektaklit, të krimit të vëmendjes dhe të propagandës, më shumë sesa me fokus në ligjin juridik dhe të drejtën ndërkombëtare. Nëse e rrisim dozën e cinizmit, asaj situate i ka munguar vetëm vendosja e fotografive të Millosheviqit nëpër klasa, zëvendësimi i Titos me të, dhe eventualisht ndonjë ekskursion i fëmijëve tanë në Beograd, ku dikush do t’u shpjegonte për luftën”, deklaroi ai.
Sipas tij, kjo situatë e shpjegon më së miri, siç tha ai, diagnozën e Gjykatës Speciale.
“Kjo është doza cinike që e ka përcjellë gjithë këtë proces mbi këto premisa skandaloze të Gjykatës Speciale”, tha Tasholli.

