Milan ka gati goditjen e fundit për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Milan me drejtuesit që kanë siguruar goditjen përfundimtare për këtë afat kalimtar.
E përditshmja spanjolle Diario AS, raporton se Milan ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e Mario Gilas.
Klubet kanë rënë dakord për një shifër prej rreth 20 milionë eurove, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

