”PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e saj”, Deliu-Kodra: Vizioni i Hamzës u përqafua nga qytetarët gjatë fushatës

by Nexhat

Blerta Deliu-Kodra, në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë votën në zgjedhjet e fundit.

Ajo ka theksuar se qëllimi i partisë së saj nuk ka qenë vetëm ruajtja e votës, por rritja e saj.

banner

“Procesi i zgjedhjeve të fundit dhe rezultatet që i kemi para vetes tregojnë se ne kemi arritur ta ruajmë votën. Natyrisht, pritshmëritë e PDK-së, mobilizimi i strukturave dhe gjithçka që kemi parë gjatë fushatës, kanë qenë që si parti të dalim më mirë”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra ka shtuar se fushata në terren, e ndërtuar mbi vizionin e Bedri Hamza, ka gjetur mbështetje te qytetarët.

“Gjatë fushatës sonë në terren, nga vizioni i z.Hamza, kemi parë një përqafim të këtij vizioni, të cilin qytetarët e kanë pritur bazuar në pikat konkrete të programit”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy