Reali afër t’i humbë të drejtat mbi ish-lojtarin, mësohet arsyeja

by Nexhat

Real Madridi është vetëm dy ndeshje larg të Bournemouthit nga humbja e çdo të drejte që aktualisht mban mbi yllin e ri të skuadrës angleze dhe ish-lojtarin e Castillas, Alex Jimenez, sipas “The Athletic”.

Jimenez iu bashkua Bournemouthit në formë huazimi nga AC Milan gjatë verës dhe deri tani ka grumbulluar 1,382 minuta në Premierligë.

banner

Lojtarit i duhen edhe dy paraqitje të tjera (45 minuta ose më shumë) për të arritur pragun minimal që aktivizon klauzolën e blerjes së detyrueshme në kontratën e tij, me vlerë 19.5 milionë euro.

Në atë rast, e drejta e refuzimit të parë dhe klauzolat e riblerjes që Real Madridi ka aktualisht nuk do të jenë më të vlefshme, pasi Bournemouth do të detyrohej ta blejë menjëherë Jimenezin.

E vetmja mënyrë që Real Madridi t’i ruajë këto klauzola është që lojtari të rikthehet te Milani në fund të sezonit, diçka që duket pak e mundshme.

Nëse klauzola e blerjes aktivizohet, Milani do të përfitojë pesë milionë eurot e para dhe më pas gjysmën e mbetur të shumës së transferimit (19.5 milionë euro, me një bonus maksimal prej pesë milionësh), ndërsa Real Madridi do të marrë gjysmën tjetër të kësaj shume.

Gjithnjë e më shumë po duket se Jimenez do të përfundojë si lojtar i përhershëm i Bournemouthit, pasi po aktivizohet shumë më shpesh si titullar sesa ishte te Milani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy