Rrahen mes vete dy doktorë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga QKUK thonë se nuk dihen shkaqet

by Nexhat

Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete.

banner

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi  detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë thënë nga QKUK.

Siç është raportuar në media, problemi mes tyre ka filluar që nga e premtja në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy