Kampioni aktual i Australian Open dhe numri 2 i botës Jannik Sinner ka kaluar në çerekfinale të këtij Grand Slami, pas fitores ndaj Luciano Darderit me rezultatin 3-0 në sete.
Në duelin e Italianëve, Sinner nuk pati telashe duke e mbyllur fitoren bindshëm.
Për ta sfiduar në çerekfinale, është Amerikani Ben Shelton, i cili triumfoi ndaj Casper Ruud 3-1.
Amerikani e humbi setin e parë nga tre herë finalisti i Grand Slam turneve, për ta përmbysur rezultatin nga seti i dytë.
Një tjetër utalian kaloi në çerekfinale, Lorenzo Musettin, i cili që mposhti Taylor Fritzin 3-0. Musetti në çerekfinale do të takohet me Novak Djokovic.

