Aksident tragjik në Rumani, shtatë të vdekur, mes tyre edhe shqiptar

by Nexhat

Shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në rrugën kombëtare DN6, në qarkun Timiș, në perëndim të Rumani, pasi një minibus hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas përballë me një kamionë. Minibusi ishte i regjistruar në Greqi, dhe të gjithë dhjetë pasagjerët ishin shtetas grekë, të cilët po udhëtonin drejt Francës, raporton Euronews Romania.

Sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara të paktën një prej viktimave thuhet se ishte shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P.

banner

Autoritetet rumune kanë njoftuar tashmë Ambasadën e Greqisë në Bukuresht.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi pasi shoferi i minibusit tentoi të parakalojë një cisternë. Ai duket se mendoi se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përfunduar manovrën dhe tentoi të kthehej në korsinë e tij. Videoja e regjistruar nga një kamerë e vendosur mbi cisternë tregon mënyrën se si ndodhi aksidenti. Sipas G4Media, shoferi mund të kishte kohë për të shmangur përplasjen, por vazhdoi drejt kamionit.

Raportet e para të policisë sugjeronin se shoferi i minibusit mund të kishte prekur cisternën gjatë kthimit në korsinë e vet, përpara se të përplasej me kamionin, por videoja duket se e përjashton këtë mundësi.

Aksidenti ndodhi mes Lugojel dhe Gavojdia. Në vendngjarje u dërguan me urgjencë një automjet komandimi, një automjet shpëtimi, një automjet zjarrfikës, dy ekipe të SMURD-it dhe një automjet për transportin e personave dhe viktimave të shumta (ATPVM).

Përplasja ishte aq e fuqishme sa minibusi u shkatërrua plotësisht, me pjesë të shpërndara përgjatë rrugës, sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale.

Fillimisht autoritetet njoftuan për gjashtë viktima dhe tre të lënduar, por një nga udhëtarët humbi jetën gjatë transportit për në spital. Një pasagjer i dhjetë shpëtoi pa lëndime.

Sipas mediave shqiptare pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku. Sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara të paktën një prej viktimave thuhet se ishte shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy