Aktivizimi i Agim Veliut, kërkon reformë të Degës në Podujevë: Kemi humbje rresht, s’kemi deputet në Kuvend

by Nexhat

Ish-nënkryetari i LDK-së dhe ish-kreu i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka thënë se Dega e Podujevës duhet të reformohet pas rezultateve të dobëta.

Sipas Veliut, përveç humbjeve në zgjedhjet lokale, për herë të parë Dega s’ka arritur që të ketë një deputet në Kuvendin e Kosovës.

banner

“Pas largimit tim dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, Degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet.Rezultati është i qartë:
humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, Dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy