Eksperti i Harvardit zbulon 6 mënyra për ta ngadalësuar plakjen e trurit

by informim peje

Rudolph E. Tanzi, profesor i neurologjisë në Harvard dhe një nga kërkuesit kryesorë mbi shëndetin e trurit ndan 6 zakone të ndryshme ditore që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit dhe në ruajtjen e qartësisë mendore.

Këto janë gjërat kryesore që ai sugjeron:

banner
  1. Gjumi i mirë (7-8 orë në natë)

Gjumi ndihmon trurin të pastrojë “toksinat”, përfshirë edhe ato që lidhen me Alzheimerin.

  1. Menaxhimi i stresit

Stresi kronik mund të përshpejtojë rënien e funksionit mendor. Tanzi rekomandon meditimin për ta ulur stresin.

  1. Interaksionet sociale

Takimet dhe bisedat me njerëzit që ju pëlqejnë mbajnë trurin të stimuluar dhe reduktojnë izolimin.

  1. Ushtrime fizike

Lëvizja rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit.

  1. Mësoni gjëra të reja

Provimi i aktiviteteve të reja forcon lidhjet nervore dhe mban trurin aktiv.

  1. Dieta e shëndetshme

Një dietë e stilit mesdhetar me fruta, perime dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon bakteret e zorrëve, që lidhen edhe me shëndetin e trurit.

Tanzi vetë ndjek këto zakone, dhe thotë se i kanë ndihmuar të qëndrojë aktiv dhe mendërisht i zgjuar në moshën 67-vjeçare. Ai gjithashtu punon mbi një libër të ri që shqyrton ndikimin e faktorëve të jashtëm si plastika, ndotja dhe ushqimet e përpunuara në shëndetin e trurit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy