Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid deklaroi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që refuzoi të dorëzonte te nazistët hebrenjtë e strehuar në vend.
Ai theksoi se pasi thuajse gjithë Evropa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që dinë të ndajnë të mirët nga e keqja.
“Besa do të thotë të mbash fjalën, të jesh një njeri te i cili mund të mbështetesh. Ne, populli hebre, e dimë që ky koncept mbart një kuptim të thellë, t’i përgjigjesh pyetjes nëse Shqipëria mund të besohet, që në fakt është testuar në orët tona më të errëta.
Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, ishte pushtuar nga italianët dhe në 1923 ushtria naziste pushtoi Shqipërinë. Dhe gjëja e parë që nazistët kërkuan ishte një listë hebrenjsh në vend. Kjo ishte procedura standarde në mbarë Evropën dhe nuk kishin hasur rezistencë.
Babain tim e çuan në Budapest dhe hungarezët ndihmuan për këtë, edhe gjyshin tim, austriakët ndihmuan për këtë. Vetëm shqiptarët jo. Pasi thuajse gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që ne dimë t’i ndajmë të mirët nga e keqja, ne kemi besën”, tha Lapid.

