Me rastin e vizitës në Izrael, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se në mes tjerash është lutur që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë.
Postimi i tij në fb:
Gjatë vizitës në Jerusalem, vizitova Xhaminë Al Aksa e cila ka simbolikë fetare e historike, politike dhe identitare dhe është një nga vendet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në botë. Pas Mekës dhe Medinës, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame dhe ishte Kibla e parë e myslimanëve.
Këtu, në mes tjerash u luta që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë. Në veçanti u luta për popullin tonë i cili pati fatin të ketë prijës të denjë që e ruajnë popullin e vet me miq të vërtetë kur na kanosej zhdukja.
U luta në veçanti për të gjithë ata njerëz që e kanë humbur rrugën e zotit duke shpifur e duke bërë punë të këqija, të mos i bëjnë më, po ashtu, u luta për ata që i japin zor me ligjërata koti dhe hajnat e votës, të mos e bëjnë më, sepse, jo vetëm Zoti, por edhe ligji i dënon!

