Mastantuono: Me Arbeloa-n po luaj me më shumë liri

by Nexhat

Mesfushori i Real Madridit, Franco Mastantuono, e ka pranuar se po ndjehet më i lirë në lojë nën drejtimin e trajnerit të ri, Alvaro Arbeloa.

Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës madrilene më herët gjatë këtij muaji, pas largimit të Xabi Alonsos, dhe debutoi me fitore bindëse ndaj Villarrealit në fundjavë.

banner

Mastantuono ka qenë një nga lojtarët më të spikatur nën drejtimin e Arbeloas dhe në një prononcim për “El Partidazo”, ai ka vlerësuar besimin që po merr nga stafi i ri teknik.

“Alvaro Arbeloa dhe i gjithë stafi i tij teknik më japin shumë besim. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një lojtar dhe për këtë arsye po luaj me pak më shumë liri”, u shpreh Mastantuono.

Ai falënderoi gjithashtu edhe stafin e mëparshëm, duke përfshirë Xabi Alonson, për rolin që ka pasur në afrimin e tij te Real Madridi.

“Jam mirënjohës edhe për këtë staf, por edhe për Xabi Alonson, i cili pati besim tek unë dhe më solli te Real Madridi”, shtoi mesfushori

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy