Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se Komuna do të jetë bashkëpunuese me organet e rendit.
“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.
Rama tha se Komuna e Prishtinës mbetet e hapur për çdo “proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës”.
“Askush mbi ligjin!”, shkroi ai.

