Rinumërohen mbi 77 për qind e votave, procesi përmbyllet në 28 komuna

by engel

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim të posaçëm.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar mbi 77 për qind e votave, konkretisht 1 mijë e 973 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime të përfshira në këtë proces. Rinumërimi po zhvillohet sipas listës së miratuar të vendvotimeve dhe nën mbikëqyrjen e organeve përkatëse.

banner

KQZ-ja bën të ditur se procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 28 komuna, ndërsa puna po vazhdon në komunat e tjera deri në finalizimin e plotë të procedurës.

Autoritetet zgjedhore kanë theksuar se rinumërimi po zhvillohet në përputhje me ligjin dhe me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy