Nxënësi Zejn Zejnullahu, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga të afërmit që i dolën në ndihmë,
“Pas një përpjekje të madhe që ju afruam ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi jonë, Zejna nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë këso raste. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabiu.
Gjendja e Zejnës, në momentin e gjetjes, ka qenë e rëndë.
Burime të IndeksOnline kanë treguar se, pas nxjerrjes nga lumi, është vërejtur se fëmija ka puls dhe i është dhënë ndihma e parë.
“Pas ndihmës së parë, kemi parë që një sasi e madhe e ujit i ka dalë prej gojës”, ka thënë një dëshmitar nga vendi e ngjarjes.
Nxënësi u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK.
Me t’u pranuar në Shërbim Emergjent, filloi reanimimi në të.
Për fat të keq, ai humbi luftën me vdekjen./IndeksOnline

