Një aksion i gjerë i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i zhvilluar në komunën e Malishevës, ka rezultuar me ndalimin e 50 komisionerëve zgjedhorë, të dyshuar për përfshirje në falsifikimin e rezultateve zgjedhore.
Burime të mediave bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen në kuadër të dyshimeve serioze për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor. Sipas gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në total autoritetet janë në kërkim të rreth 68 komisionerëve, megjithatë disa prej tyre nuk ndodhen aktualisht në Kosovë.
Tërshani thekson se një nga sfidat kryesore të këtij procesi mbetet sigurimi i përfaqësimit ligjor për të gjithë të ndaluarit. Për këtë arsye, intervistimi i komisionerëve pritet të nisë vetëm pasi të sigurohet mbrojtja e nevojshme ligjore për secilin prej tyre.

