Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar rastin se është arrestuar në flagrancë një i dyshuar për marrje ryshfeti.
I arrestuari është inspektor i Inspektoratit të Punës.
Ai tha se arrestimi është bërë pas bashkëpunimit të Prokurorisë me Krimet Ekonomike të Policisë.
Gashi shtoi se arrestimi është kryer pas zbatimit të masave të fshehta.
Kryeprokurori Gashi bëri të ditur se i dyshuari tashmë është ndaluar dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë.

