Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për periudhën sa ai drejtoi me ekzekutivin në vitin 2021.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se rezultatet e tij s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.
“Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka mbërri ndonjëherë LDK-ja ka qenë ai i vitit 2017 kur unë i kam prirë LDK-së në garë, pa qenë kryetar i partisë”, u shpreh Hoti.

