Në ditëlindjen e tij të 48-të, Gianluigi Buffon e ka rikthyer vëmendjen te ndeshjet play-off që do të përcaktojnë fatin e Italisë në garën për kualifikim në Kupën e Botës.
Italia do të përballet më 26 mars me Irlandën e Veriut, në një ndeshje të vetme, ndërsa në rast fitoreje do të luajë finalen e play-off-it kundër fituesit të përballjes mes Uellsit dhe Bosnje e Hercegovinës.
Në një intervistë për “Rai Radio1”, Buffon ka folur për gjendjen e tij mendore në prag të ndeshjeve vendimtare të muajit mars, të cilat mund t’i mundësojnë skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso sigurimin e kualifikimit të shumëpritur.
“Nervoz për fazën play-off të Kupës së Botës? Jo nervoz, por sigurisht që po mendoj për këtë. Është puna jonë, është objektivi ynë dhe fitoret duhet të përgatiten”, ka deklaruar Buffon, i cili aktualisht mban postin e kreut të delegacionit të përfaqësueses italiane

