Chelsea sfidon Napolin, tekniku i anglezëve: Kundërshtar i sikletshëm, por jemi përgatitur

by Nexhat

Numri një i pankinës së Chelseat, Liam Rosenior dha opinionin e tij para sfidës së Champions ndaj Napolit.

“Conte-Ka respekt të madh, ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer si trajner dhe pasioni i tij si lojtar është përcjellë edhe në stërvitje. Ai është jashtëzakonisht i fortë në mbrojtje, është një trajner sensacional”.

banner

Lidhur me Napolin, ai shtoi: “Ky është një ekip shumë, shumë i fortë. Ata kanë qenë të pafat në ndeshjet e fundit. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në një atmosferë të veçantë. Kjo nuk i ndryshon aspak planet e mia”.

Rosenior foli gjithashtu për McTominay: “Është fantastike të shohësh Scott të transferohet në një vend të veçantë futbolli. Jam shumë i lumtur për të sepse është një lojtar skocez dhe britanik që do të vazhdojë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Nuk më habit sepse ai ka qenë gjithmonë një lojtar i jashtëzakonshëm”

Ai komentoi gjithashtu për Maradonën: “Për mua, ai është një idhull. Ai është i veçantë. Unë e di historinë e këtij klubi. Diego ishte një gjeni dhe një ikonë për këtë qytet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy