Kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, Kushtetuesja rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, ndërsa ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.

Ai kishte kërkuar Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar.

banner

Ish-ministri u arrestua me urdhër të SPAK më 4 korrik 2024 për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

Ilir Beqaj akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën publike të titullarit të ministrisë

Ai ka kërkuar disa herë lirinë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por është rrëzuar nga togat e zeza. Ish-ministri, i cili ka mohuar akuzat e SPAK, madje dy ditë pas vendosjes në pranga ofroi edhe garanci pasurore prej 50 mijë euro, por propozimi i tij nuk u pranua.

SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy