Kryeprokurori i Gjakovës pas aksionit në Malishevë: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë, hetimet do të vazhdojnë

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, në konferencën e sotme ka thënë se nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë.

“15 kryesues janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendosë në lidhje me masën e sigurisë, ndërsa për 43 komisionerët e tjerë jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale”, tha ai.

banner

Ai tha se në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të departamentit për krime të rënda.

Gashi shtoi se hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje, edhe për kryesuesit e komisionerët e tjerë që “nuk kanë arritur t’i kenë prezent”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy