Muriqi në mesin e yjeve si Kane, Mbappe e Haaland në garën për Këpucën e Artë

by Nexhat

Vedat Muriqi e sheh veten në mesin e yjeve të futbollit evropian.

Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.

banner

31-vjeçari në fakt e gjen veten në mesin e yjeve si Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland etj,. në garën për Këpucën e Artë,  

Prizrenasi i ka shënuar 14 gola dhe i ka grumbulluar 28 pikë, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e shtatë në këtë listë.

Muriqi nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi me Mallorcën në humbjen nga Atletico Madridi.

Listës i prijnë Kanë dhe Mbappe me nga 21 gola, respektivisht me nga 42 pikë.

Kurse, Haaland është i treti me 20 pikë, përkatësisht me 40 pikë.

Duhet cekur se në ligat kryesore evropiane, Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, një gol vlen dy pikë, ndërsa në ligat tjera evropiane goli vlen 1,5 pikë ose 1 pikë. 

Renditja e Këpucës së Artë

1. Harry Kane (Bayern Munich) 21 x 2 = 42 pikë

2. Kylian Mbappe (Real Madrid) 21 x 2 = 42

3. Erling Haaland (Manchester City) 20 x 2 = 40

4. ‘Igor Thiago’ Nascimento Rodrigues (Brentford FC) 16 x 2 = 32

5. Darko Lemajic (FK RFS) 29 x 1 = 29

6. Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 x 1.5 = 28.5

7. Vedat Muriqi (RCD Mallorca) 14 x 2 = 28

8. Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) 18 x 1.5 = 27

9. Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) 18 x 1.5 = 27

10 August Priske Flyger (Djurgårdens IF) 18 x 1.5 = 27

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy