Nagavci njofton rishikimin e kurrikulave për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

by engel

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur nisjen e procesit të rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët në Kosovë.

Përmes një njoftimi publik, Nagavci ka theksuar se rishikimi do të përfshijë klasat 1 deri në 5, si dhe klasat 6 deri në 9, me synim përditësimin dhe modernizimin e përmbajtjeve mësimore në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë.

banner

Sipas saj, ky proces ka për qëllim ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre, si dhe përshtatjen e arsimit me nevojat bashkëkohore. Ministrja ka vlerësuar se rishikimi i kurrikulave është thelbësor për rritjen e cilësisë, koherencës dhe harmonizimit të tyre me dokumentet strategjike të arsimit.

Nagavci ka shtuar se procesi do të krijojë kushte edhe për zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, si dhe burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit. Sipas saj, kjo do të ndikojë edhe në lehtësimin e ngarkesës së nxënësve dhe zvogëlimin e peshës së çantave shkollore.

Ministrja në detyrë ka theksuar se Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe sigurimit të teksteve shkollore cilësore, me synim ndërtimin e një sistemi arsimor që u përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy