PRISHTINË/Gjendet i vdekur një person në Veternik, deklarohet policia

by Nexhat

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

banner

Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Pllana .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy