Pula: Kandidatët që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë

by Nexhat

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjakovës pas aksionit në Malishevë që lidhej me falsifikimin e rezultatit zgjedhor, është pyetur në lidhje me atë se çka do të ndodh me kandidatët deputetë të cilët janë përfshi në rastin e votave, ku tha se ata do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë që do ta trajtojnë, raporton Ekonomia Online.

Ajo megjithëkëtë theksoi se për mënyra e shtimit të votave të një kandidati për t’u bërë deputet bëhet me dashje dhe me porosi të posaçme.

banner

“Kandidatët që iu janë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë që do ta trajtojmë fillimisht, varësisht prej intervistave që na vijnë dhe deklarimeve të komisionerëve dhe kryesuesve, ngase duhet të sigurojmë prova që me të vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet në çfarëdo mënyre t’ia shtojë votat dhe mënyrën si janë shtuar. Mënyra e shtimit të votave të një kandidati për t’u bërë deputet bëhet me dashje dhe me porosi të posaçme, por sesi është bërë dhe në çfarë mënyre është bërë mbetet në bazë të hetimeve, qoftë me kamera apo bashkëpunime të ndryshme që të vazhdojmë më tutje”, tregoi ajo.

Pula nënvizon dhe rithekson se nuk do të amnistohet askush, por do të sigurohen prova që mos t’i hyhet askujt në hak.

“Një gjë e di që nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit që ka. Vetëm të kemi prova të mjaftueshme për të cilat mos t’iu hyjmë njerëzve në hak. Roli i prokurorit është me siguruar prova relevante, të mbështetura në ligj dhe të pranueshme për gjykatën. Besoni që është një hetim i mirëfilltë, një hetim që është i komplikuar kur kemi të bëjmë edhe me prona të tretë që involvohen në këtë proces, prandaj duhet me pasur pak më shumë durim për me ardhur te qëllimi kryesor”, tha ajo./EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy