Nënkoloneli i Policisë në Gjakovë, Bekim Avdija, tha se kanë mbetur pa u intervistuar 3 kryesues dhe 7 komisionerë.
“Shumë shpejt edhe ata do të intervistohen dhe do të procedohen sipas procedurave”, tha ai.
Ai tha se pas hetimeve është kuptuar që janë të implikuar 68 persona, kryesues dhe komisionerë.
Kryeprokurori Enis Gashi tha se se hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje, edhe për kryesuesit e komisionerët e tjerë që “nuk kanë arritur t’i kenë prezent”

